Ilda Bejleri u merr mendjen italianëve, fotot e saj bëjnë bujë
Ilda Bejleri u merr mendjen italianëve, fotot e saj bëjnë bujë
Publikuar me: 31 Mar 2017

Ilda Bejleri është padyshim një prej femrave më të bukura dhe sensuale të ekranit Shqiptar.

Prania e saj në Palermo gjatë ndeshjes Itali-Shqipërie, e ka kthyer Ildën në protagoniste të mediave italiane.

Hiret e prezantueses dhe sidomos fotot e saj kanë bërë xhiron e portaleve italiane të cilat kanë shkruar për gazetaren shqiptare që pas ndeshjes tërhoqi vëmendjen e shumë personave të pranishëm në “Renzo Barbera”.

Disa prej portaleve italiane kanë publikuar jo vetëm fotot e saj në intervistat me Bufon, Verrati apo edhe një selfie me De Rosin, por edhe fotot tunduese që vetë Ilda nuk ka ngurruar t’i postojë vetë në rrjetet sociale.

Ilda tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, dhe jo pak u përfol për “hutimin” që bukuroshja shqiptare i bëri portierit të të kaltërve, Gigi Buffon, gjatë intervistës pas përfundimit të ndeshjes.

Të shumta ishin mediat që shkruan për bukurinë e saj, dhe kjo jo pa shkak, pasi vështirë që një femër si Ilda, me format e saj, mos të bjerë në sy.

“Ilda Bejleri, gazetarja seksi, që i la pa mend të gjithë në Itali-Shqipëri”- shkruan italiania “SportFanpage”.

“Ilda Bejleri, gazetarja e mrekullueshme shqiptare pushton Palermon”, – shkruan një tjetër faqe si “Siciliafan.it”, duke publikuar edhe fotot e saj.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 999 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI