Hueyda El Sayed rrėfen jetėn e saj dhe lidhjen me Shqipėrinė
Publikuar me: Diele, 12 Shkurt 2017 14:07
zoom

Hueyda El Sayed ka treguar sot historinë e prejardhjes së saj, ku tha se ka origjinë treçerek sudaneze dhe çerek shqiptare.

Ajo tregoi se si stërgjyshi i saj sudanez u zhvendos në Durrës ndërsa stërgjyshja e saj ka ardhur nga Turqia.

Ata lindën 14 fëmijë, mes të cilëve ishte dhe gjyshja e Hueydas.

Hueyda el Saied më tej ka treguar se gjyshja e saj u regjistrua në filharmoninë e shtetit dhe u njohë me një djalë nga Shkodra, ku u martuan dhe lindën dy vajza, e njëra prej të cilave ishte nënë e Hueyda.

Nëna e Hueyda u martua me një dajlë nga Sudani i cili kaishte ardhur të studionte në Shqipëri. Nga martesa e tyre lindi Hueyda.

Ajo ndër të tjera, me lot në sy ka rrëfuar edhe një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3 vjeçare për 16 vjet.

Ajo tha se në atë kohë, zv/ministri i Punëve të Brendshme Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Huedës dhe ndaj edhe e ndau nga i shoqi.

Ndërsa në një moment u shpreh se një nga gjërat e mira që bëri Enveri ishte që vrau Feçorrin.

RREFIMI

“Historia e dashurisë me Sudanin përsëritet në vitet 70 kur mami njeh një studnent që vinte nga Partia Komuniste e Sudanit, për të studiuar në fakultetin e Gjeologjisë.

Sheh mamin dhe bien në dashuri, martohen dhe lind vetëm unë.

Në moshën 3 vjecare, vendosin të largohen që babi të shkojë në punojë në Libi, Tripoli, se ishte një vend që kishte shuimë naftë. Do zhvendoseshim të tre.

Shitën mobiljet, do bënin pasaportat, se në atë kohë kishte procedurë të gjatë që bëheshin nga ministria e Punëve të Brendshme.

10 ditë para se të niseshin, pasi ishin rezervuar edhe biletat e avionitm zv/ministri i Punëve të Brendshme i aso kohe Fecor Shehu ka parë pasaportën e mamit, ku isha dhe unë, dhe i duket një femër shumë e bukur dhe një ditë ndërsa mami kthehej nga puna në bulevardin ku ka qenë ish hotel Dajti, i ndalon një makinë përpara këmbëve dhe hapet dritarja dhe i thotë “unë jam zv/ministri, të hënën në orën 12 duhet të vini në zyrën time”.

Mami shkon në shpi i trebon babit. I pret zv ministri dhe nxjerr si pretekst se meqë unë dhe mami ishim shtetase shqiptare, babai duhet të largohej nga Shqipëeria dhe pas 6 muajsh që ata do kishin verifikuar që babi do kishte një gjendje stabël për të na mbajtur, do na dërgonin ne ose mund të vinte ai të na merrte.

Në fillim nuk pranoi, por pasi i bene shume premtime ata, iku duke lënë vetëm me 26 lekë të vjetra mamin dhe me një shtëpi bosh.

Aty fillon tragjedia e jetës sime. Kur im atë pas 6 muajsh vjen për të na marrë dhe se lënë të zbresë as nga avioni. Mdërkohë ky shpesh herë ftonte në zyrë mamin i vardisej, ajo nuk pranonte deri sa arriti në atë pikë që i tha:

“Sa të jem zv minister i Brendshem ju nuk keni per te dale nga Shqiperia, dhe e mbajti fjalen. Unë e kam parë tim atë vetëm 16 vjet më pas kur kam qenë 19 vjec”.

Më tej Hyeda tregoi për moderatorin Mamaqi, se ajo ishte bashkuar me babanë e saj vetëm në vitin 1994 kur tashmë fama e saj në vendin tonë kishte filluar të njihet.

Ish fituesja e spektaklit ''12 vallëzime pa një të shtunë'' u shpreh se deri në momentin e takimit, ajo e njihte të jatin vetëm nga zëri në telefon.

Gjithashtu shqiptaro-sudanezja deklaroi se pas bashkimit me babanë, ajo kishte hasur vështirësi në përshtatje kulturore me të pasi Ai ishte një besimtar i devotshëm mysliman që falej 5 herë në ditë, ndërsa ajo një balerinë e suksesshme.

Me kalimin e kohës pas një bisede të sinqertë mes tyre kjo vështirësi ishte kaluar.

Hyeda tha gjithashtu se është e martuar me një shtetas francez dhe bashkë kanë një djalë që quhet Gabriel Hysen  Fernández.

Ajo tregoi se djali i saj flet dhe madje shan shqip. Aktualisht Hyeda jeton në Luksemburg me familjen e saj të re.


Tags:

Imazhe nga Artikulli


Burimi: panorama.com.al | Editor: Redaksia Online | Lexuar 784 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Emri i kryeqytetit te Kosoves?. Pergjigju:=Pergjigja eshte: prishtina
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!