Grabitja e 2.7 mln eurove, befasojnė rojet: Ja pse i fikėm kamerat dhe GPS
Publikuar me: Shtunė, 11 Shkurt 2017 12:26
zoom Grabitja e fundit e parave tė njė banke nė rrugėn e Rinasit tre ditė mė parė po merr gjithnjė e mė shumė nuancat e njė historie tipike ''Alla Shqiptare''.

Sė pari mėsohet se nga dy automjetet pjesėrisht tė blindura, janė grabitur jo 2 milion euro, por shuma e saktė e eurove tė marra nga katėr personat e armatosur, ėshtė 2.7 milion euro.

Kjo shumė financiare ka qenė e vendosura nė arka dhe thasėt e bankės, tė cilat janė boshatisur tėrėsisht.

Lajmi ėshtė konfirmuar nga prokuroria e Tiranės, e cila saktėsoi se nė dy automjetet e sulmuara nga katėr personat, nuk ėshtė gjetur asnjė kartmonedhė.

Ndėrkohė qė vazhdojnė hetimet pėr zbulimin e ngjarjes, pesė policėt privatė tė arrestuar kanė dhėnė njė deklaratė e cila tregon nivelin e ulėt jo profesional me tė cilėn kryhej shoqėrimi i parave.

Sipas prokurorisė, ata kanė mundur tė grabisin 2.7 milionė euro, nė njė kohė kur kamerat dhe GPS-i nuk kanė qėnė nė funksionim. Pesė policėt e arrestuar, sipas prokurorisė janė pėrgjegjės pėr fikjen e kamerave dhe tė GPS-it, pasi sipas deklarimeve qė ata kanė dhėnė gjatė marrjes nė pyetje, fikja ėshtė bėrė pasi, 5 policėt kishin planifikuar qė pasi tė ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit tė pinin kafe nė njė nga lokalet e zonės. Ky rrėfim justifikues i njėrit prej policėve, ka habitur prokurorėt, tė cilėt ndaj tyre kanė ngritur akuzėn e “Shpėrdorimit tė detyrės”.

Nga ana tjetėr pėr t’u bindur nėse kamerat dhe GPS punonte ose jo, prokuroria dhe policia kanė bėrė njė eksperiment me to, duke i testuar nėse janė nė gjėndje pune apo jo. Tė dyja paisjet kanė qėnė nė gjėndje pune dhe transmetonin nė kohė reale filmimet pranė sallės operative tė kompanisė private. Por nuk dihen arsyet se pse ato nuk kanė funksionuar.

Deri nė kėto momente, anėtarė tė grupit hetimor, thonė se nuk janė nė gjėndje tė shpjegojnė arsyet se pse dy pajisjet elektronike GPS dhe kamerat, ishin tė fikura. Pėr ti dhėnė pėrgjigje kėsaj pjesė, policėt kanė dhėnė justifikime tė ndryshme, duke mos pranuar tė bashkėpunojnė me policinė dhe prokurorinė. Pėr kėtė ēėshtje ėshtė marrė dhe Fatmir Gapi, drejtuesi teknik i kompanisė “Jaguar Security”, i cili nuk ka dhėnė shpjegime nė kėtė pjesė.

Nisur nga kjo situatė Fatmit Gapi, ėshtė urdhėruar tė arrestohet nga policia, me akuzėn e “Shpėrdorimit tė detyrės”. Arrestimi i tij, ka ēuar nė 6 numrin e personave tė ndaluar pėr kėtė ngjarje, qė tronditi opinionin publik. Prokurorė dhe policėt e grupit hetimor kanė ngritur dyshime tė forta se mes policisė private dhe autorėve tė krimit, mund tė ketė pasur njė plan bashkėpunimi, megjithėse kėto dyshime nuk janė vėrtetuar zyrtarisht.

Lindja e kėtyre dyshimeve ėshtė bėrė nga grupi hetimor, pasi kamerat e sigurisė tė automjeteve nuk kanė qenė tė hapura nė asnjė moment dhe GPS qė duhet tė ndodhej tek lekėt, nė fakt ishte vendosur poshtė sediljes sė shoferave tė furgonėve. Menjėherė sapo grabitėsit kanė sulmuar, 6 nga kamerat, ata i kanė lėvizur nga kėndi i fiksimit pėr tė filmuar, duke i drejtuar me dorė nė pozicion drejt qiellit.
Tags:

Imazhe nga Artikulli


Burimi: panorama.com.al | Editor: Redaksia Online | Lexuar 555 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Si quhet deti ne jug te shqiperise?(vetem emri). Pergjigju:=Pergjigja eshte: jon
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!