Gafa e rëndë e ministres: Kjo është eskorta më e mirë....!
Gafa e rëndë e ministres: Kjo është eskorta më e mirë....!
Publikuar me: 13 Maj 2016

Ndoshta e entuziazmuar paksa nga vizita e saj në Gjermani, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bërë një gafë padashje dje, por që me sa duket, i ka shpëtuar syrit “grabitqar” të mediave.

Në një foto me një police simpatike që e shoqëronte gjatë vizitës zyrtare të saj, Kodheli ka bërë një selfie me biondinën bukuroshe dhe shkruan: 

“Kjo është Ina dhe kjo është eskorta më e këndshme deri sot. Drejt takimit me mikeshën time dhe aleaten e shqiptarëve, Ursula von der Leyen!”.

Eskortat për delegacionet zakonisht janë të bërëbëra nga automjete, dhe kur ky term përdoret për persona, mund të marrë një konotacion tjetër, sepse ai përdoret zakonisht për të etiketuar prostitutat e luksit.

Ministrja nuk kaloi pa bërë bujë edhe në mediat gjermane sot, që e vëzhguan teksa bënte shopping në mjedise luksoze dhe darkonte e drekonte në restorante luksi.

Gjithsesi shpresojmë që termi i përdorur nga ministrja të ketë qenë thjeshtë një gafë dhe jo një e vërtetë...

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 596 here

Tags:
Imazhe nga Artikulli


Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI: