Borxhet, Tirana nė Kaos
Publikuar me: Diele, 29 Janarė 2017 21:53
zoom Kjo ėshtė periudha mė e zezė qė po kalon skuadra e Tiranės.

Problemet me tifozerinė dhe me pagesat e prapambetura po e ēojnė drejt njė kolapsi pėrfundimtar skuadrėn me mė shumė trofe nė Shqipėri.

Data 31 janar ėshtė afati i fundit qė bardheblutė duhet tė paguajnė njė shumė tė prapambetur ndaj ish lojtarit Lek Kēira, futbollisti, i cili ėshtė aktivizuar vetėm nė ndeshjen miqėsore Tirana-Milan.

Bėhet fjalė pėr njė lojtar kroat, i cili edhe pse ishte vetėm disa muaj pjesė e skuadrės bardheblu, ndaj tij rezulton njė pagesė e prapambetur prej 15.000 eurosh, prej tė cilave 5000 janė paguar dhe 10 000 tė tjera ende jo.

Afati i fundit i pagimit tė tyre ėshtė data 31 janar dhe nėse edhe pėr kėtė nuk do tė merren masat, Tirana nuk do tė licensohet pėr sezonin e ardhshėm.

Me fjalė tė tjera, do tė pėrjashtohet nga kupat e Europės, pavarėsisht pozicionit nė renditje. Ky ėshtė penaliteti qė ka kėrkuar UEFA, nėse nė rastin e pak ditėve mė parė kishte kėrkuar thjesht moslejimin e lėvizjeve nė merkaton dimėrore, masė qė nuk lejoi Bakajn tė luante me Tiranėn pėr pjesėn e mbetur tė sezonit.

Kcira ėshtė njė nga tė shumtėt futbollistė qė nė harkun e 6-7 viteve tė fundit kanė paditur klubin e Tiranės nė dhomėn e zgjidhes sė konflikteve nė FSHF opse nė FIFA – nėse kanė qėnė tė huaj – dhe shumica prej tyre I kanė fituar gjyqet dhe janė likujduar nga klubi.

Klubi I Tiranės pretendon se nė harkun e kėtyre viteve vendimet gjyqėsore I kanė shkatkuar Tiranės njė borxh total prej mė shumė se 1 milion euro, nga tė cilat 600 mijė euro janė likujduar.

Deri tani klubi ka arritur tė evitojė dėnimet nė pikė, ndėrkohė qė I vetmi dėnim qė ka marrė nė kėto momente ėshte pėr mos respektimin e ekzekutimit tė datave tė gjyqve ka qėnė mbllokimi I merkatos pėr muajin janar 2017.

Nėse Tirana nuk ka qėnė ose nuk do jetė korrekte me vendimet e gjyqeve atėherė mund tė ketė dhe penalizime mė tė rėnda.

Njė situatė qė nuk ndihmon aspak klubin bardheblu i cili e gjen veten tė pambrojtur nga tė gjitha aspektet, financiare dhe sportive.

Mungesa e merkatos dimėrore e ka penguar pėrforcimin e ekipit, i cili me gjysmėn e lojtarėve qė u stėrvit nė Turqi, pasi gjysma tjetėr nuk bėri dot stėrvitjen e plotė, do ta ketė shumė tė vėshtirė edhe mbajtjen e zonės sė kupave tė Europės, sepse ēėshtja e titullit mund tė konsiderohet zyrtarisht e mbyllur, nėse nuk do tė gėnjejnė mė veten me shprehjen: "Matematika na e lejon".
Tags:

Burimi: Top-channel. Tv | Editor: Redaksia Online | Lexuar 678 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Kush eshte heroi yne kombetar?(fillon me : sken). Pergjigju:=Pergjigja eshte: skenderbeu
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!