Blerje votash dhe votim kolektiv, ja çfarë ndodhi në Dibër
Blerje votash dhe votim kolektiv, ja çfarë ndodhi në Dibër
Publikuar me: 12 Sht 2016

Edhe atëherë ishin zgjedhje të pjesëshme lokale.

Tre vjet pasi emisioni Fiks Fare denoncoi blerjen e votës me ''20 mije leksha'' nga përfaqësues të shtabit të kandidatit të majtë Sotiraq Filo në Korçë, e njëjta gjë duket të këtë ndodhur dhe këtë të djelë në Dibër.

Gazetarët e emisionit investigativ treguan sesi familjarë të kandidatit të Partisë Socialiste, Muharrem Rama, ofronin vende pune në këmbim të votës për qytetarë të ndryshëm në zonat e kësaj bashkie.

Nga investigimi i Fiks Fare u zbulua se fillimisht qytetarët duhej të paraqiteshin në shtabin elektoral të PS-së.

Bashkëpunëtori i emisionit u takua aty me dy vajza, të cilat i thanë që në ato momente nuk kishte persona për të folur me të.

Në këto kushte, qytetari shkon te farmacia e vëllait të kandidatit të ASHE-së për Bashkinë e Dibrës, pasi kishte informacion se jepeshin lekë në këmbim të votës.

Gjatë bisedës, vëllai i kandidatit Rama i kërkon qytetarit listën e votuesve që kishte me vete, ndërkohë që në ato momente, aty vjen dhe vëllai tjetër i kandidatit, Nehati.

Pas një bisede të shkurtër me të dhe teksa shohin listën, Nehat Rama i kërkon qytetarit që të kthehej pas 15 minutash.

“Shkoni tek radiologjia këtu, ose shkoni pini ndonjë kafe ku të doni e pastaj ecni, Të bëjmë një konsultë, kush do ua japë. A mirë? Dhjetë minuta a një çerek ore, mirë”, i drejtohet vëllai i kandidatit qytetarit të interesuar për para.

Qytetari kthehet pas 15 minutash, ku takon sërish Nehat Ramën, i cili i cakton një takim për të nesërmen në mëngjes.

“Do shkosh e takojsh Ilir Venecin, mirë atje do shkojsh, do i thuash të çoj Nehati, mirë. Më çoi Nehati i thuaj. Ai të mbaron punë mirë se ai e ka atë zonë”, shprehet vëllai i Muharrem Ramës.

Qytetari paraqitet një ditë më vonë dhe gjen një koleg të vëllait të kandidatit, i cili i kishte thënë që të takonte një koordinator të PS-së.

Qytetari u takua me koordinatorin e PS-së në rrugë dhe i ka thënë që do e telefononte një person që ka zonën.

Gjatë bisedës telefonike, koordinatori është shprehur se nuk japin para, por mund të bisedojnë për ndonjë vend pune pas zgjedhjeve.

Por, veç bisedave për blerjen e votës me shtabin elektoral dhe të afërmit e kandidatit, Fiks Fare bisedoi edhe me banorë në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër.

Ata u treguan gazetarëve të emisionit investigativ se të dyja forcat politike kanë ofruar para në këmbim të votës.

Ata shpjegojnë se shumat janë të ndryshme, ku e majta ofron euro, ndërsa eë dajthta lekë.

“Familje shumë të varfra, ose pa nivel, shiten për 10-20 mijë lekë të vjetra, ose një torbë miell”, rrëfen një nga banorët e Sllovës. Një banor tjetër tregon se PS ka ofruar edhe 5 mijë lekë të reja për votë.

Nga ana tjetër, Fiks Fare solli edhe atmosferën e ditës së zgjedhjeve, kur në disa raste në fshatra të Dibrës nuk mungoi votimi kolektiv.

Emisioni transmetoi disa raste në fshatrat Sllovë, Rrënxë dhe Muhur, ku 2-3 veta votojnë bashkë, ndërkohë që vëzhguesit thonë se gruaja bën çfarë i thotë burri, duke e cilësuar këtë veprim si diçka e zakonshme.q

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 577 here

Tags:
Imazhe nga Artikulli


Video nga Artikulli

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI: