''Biznesi i nuseve'' U premtojnë vajza kundrejt parave, por u japin plaka ose ''dezertore''
''Biznesi i nuseve'' U premtojnë vajza kundrejt parave, por u japin plaka ose ''dezertore''
Publikuar me: 14 Pri 2017

Një biznes i ri por në shumë raste mjaft mashtrues, po lulëzon mes rrethinave të Shkodres dhe disa zonave të thedha të Malit të Zi.

Janë disa meshkuj nga veriu i Malit të Zi të cilët kanë denoncuar këtë fenomen pasi kanë renë pre e mashtrimeve të disa ''agjensive'' shqiptaro-malazeze të cilat u premtojnë nuse beqarëve sllav në këmbim të parave.

Ata nuk dëshirojnë që t’ju përmenden emrat për shkak të turpit, por motivi kryesor që i janë drejtuar gazetës “Vijesti”, është se dëshirojnë që të paralajmërojnë të tjerët që të mos “ngulen” si ata.

Një i ri nga një fshat i Rozhajës, pretendon se ka dhënë 2.500 euro për t’u martuar me një vajzë nga rrethi i Shkodrës, por nuk e ka parë kurrë nusen.

Më parë, ai tregon se gjithashtu dhe katër miqtë e tij ishin martuar me shqiptare.

“U treguan si gra, nëna dhe amvise të mira. Gratë tona nuk dëshirojnë të jetojnë në fshat, dhe vendosa ta marrë një në Shqipëri. E për këtë duhet “ndërmjetësi”, dikush i cili di zakonet, do të garantojë për ju dhe do të përkthejë. Kështu arrita deri te një njeri nga Andrijevica për të cilin më thanë se merret me këtë punë disa vjet”, thotë ai.

Beqari Malazez pretendon se “ndërmjetësi” i ka kërkuar 3.000 euro të cilët do t’i jepte familjes së nuses.

“I dhashë 2.500 sepse aq kisha për momentin, dhe pjesën tjetër është dashur që t’i jap pasi të kryhet puna. Mi tregoi fotografitë e nuseve potenciale. E zgjodha njërën dhe u nisëm në një fshat afër Shkodrës. Kur arritëm atje më treguan një vajzë krejt tjetër sepse e zgjedhura ime ishte në vizitë te të afërmit. Ajo ishte shumë e vjetër dhe me hendikep, kështu u morëm vesh që të vijmë përsëri në vizitë pas dy javëve. Ndërkohë “ndërmjetësi” më tha se familja kishte ndërruar mendje sepse i kam ofenduar, dhe se të hollat kanë mbetur te ata. Më kërkoi para shtesë të më njoftojë me një vajzë tjetër por kisha humbur besimin te ai”, vazhdon më tej.

Një  tjetër pretendon se ka dhënë 10.000 euro, por ende nuk është martuar.

“Më mashtruan. Tetë herë kam udhëtuar në Shqipëri. Tani më duket se është një zinxhir i mashtrimit në të cilin janë njerëzit tanë dhe shqiptarët bashkë. Po fitojnë në fatkeqësinë e huaj, Zoti i marroftë”, është shprehur ai.

Ai tregon se arriti të sjellë shqiptaren deri në shtëpi për të cilën ka paguar 3.000 euro.

Pas 17 ditësh ajo iku, nuk di se si. Besoj se jam mashtruar sepse më vonë kam dëgjuar se ekzistojnë agjencitë në Shkodër, dhe ata marrin një pjesë të hollave për vajza të cilat martohen, dhe më pas ikin”.

Ai thotë se dhe herën e ardhshme nuk pati fat.

“Shkuam të marrim vajzën. I lash 2.000 euro. Kur mbërrimë në kufirin shqiptar më tha se duhet të kthehet që të përshëndetet me babën dhe vëllain, ndërsa ne të presim aty, U bë natë, ne u frikuam se mos të na sulmojë dikush, kështu u kthyem në Mal të Zi”.

Një person nga Bijello Polje, viktimë e mashtrimit, thotë se ka menduar që t’i drejtohet policisë, pasi që ka mbetur pa 2.000 euro dhe pa nuse, por miqtë e kanë bindur që mos të bëjë këtë, sipas gazetes metro.

“Më thanë se në këtë rast mund të përgjigjem penalisht për tregti me njerëz. Mendoj se edhe të tjerët nuk lajmërojnë për të njëjtën arsye, apo kanë turp nëse kjo merret vesh”, ka thënë ai.
Ai pretendon se gjithë kursimin ia ka dhënë bashkëqytetarit Lj. K.

Tregon se si kanë marrë një nuse në Shkodër, por se ajo është arratisur.

‘Në kthim u ndalëm në një restorant në Podgoricë për drekë. Ajo tha se shkon deri në tualet dhe iku. Lj. K. e kërkoi, por nuk mundi ta gjejë. Kuptova se jam mashtruar”, përfundon ai.  

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 804 here

Tags:
Imazhe nga Artikulli


Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI: