Bes Kallaku pjesë e show-t italian, Aktori: Realizova ëndrrën
Bes Kallaku pjesë e show-t italian, Aktori: Realizova ëndrrën
Publikuar me: 11 Shk 2017

Një lajm i mirë për aktorin e njohur të “Portokallisë”, Bes Kallakun.

Aktori ka njoftuar përmes një statusi, se tashmë i është bashkuar “Zelig”, programit të famshëm e shumë të suksesshëm të humorit italian.

“Kur u nisa nga Fushë Kruja, kisha vetëm një ëndërr me vete, sot lavdi Zotit, përveç Portokallisë, u bënë gati 4 muaj që kur fitova audicionin për në Laboratorio Zelig në Itali, ku përgatiten aktorët e rinj. Në spektaklin më të bukur dhe profesional të humorit në Itali. Prej nga kanë dalë të gjithë aktorët e humorit më në zë.

Ka rreth 2 muaj që unë jap shfaqje në Laboratorio Zelig, me personazhin e Skifterit (si në shpi t’vet). I gjithi staf dhe publik italian. Kjo falë të gjithë atyre që kam bashkëpunuar deri më sot, gjithë stafit të Portokallisë, Top-Channel mbi tëgjitha, dhe Giancarlo Bozzo për besimin.

Duhet dëshirë dhe punë për t’i arritur objektivat. Tani kthehemi për sezonin e ri të Portokalli-së. “Ëndrra vazhdon”. Zoti ju rujt. Harrova, falenderoj edhe Nard Ndokën”, shkruan Besi.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 887 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI