Avioni mė i madh nė botė A380, kalon me sukses provėn
Avioni më i madh në botë “A380” super-jumbo, e ka kaluar me sukses provën e parë. Gjiganti evropian që pritet të rivalizojë avionin amerikan “Boing”, është ngritur nga Tuluza e Francës dhe është testuar çdo pjesë e tij, që nga televizorët e deri te sediljet. A380 pritet të kryejë udhëtime shumë të gjata ajrore, që do të zgjasin nga 7 deri në 15 orë. Ai peshon 308 ton dhe mund të mbajë deri në 555 pasagjerë. Projekti për këtë avion është nga më të kushtueshmit dhe ka kushtuar plot 13 miliardë dollarë.
Burimi: Kompania europiane e prodhimit te avioneve 'AirBus' kerkon te rivalizoje kompanine amerikane 'Boeing' duke ndertuar avioin me te madh dhe me te kushtueshem ne bote. || Editor: gento || Lexuar 1050 here || Shpėrndaje
medo se ky avon eshte nje sukses i shkences europiane qe gjithnj ka qen nder shkecat me te perparuar s dhe shkectaret amerikan jane me periardhje europiane