Kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot se nė varrezėn massive nė Dajt janė gjetur 19 trupa personash tė pajetė tė cilėt sipas shefit tė Qeverisė, janė ekzekutuar nga regjimi komunist me nga njė plumb nė kokė. Janė gjetur trupat e 19 tė ekzekutuarve. Nuk dihet koha. Janė tė grupit tė deputetėve, tė ekzekutar pa gjyq, apo ngjarjeve tė ambasadave kėto do ta thonė analizat, tha kryeministri Berisha. Ai shpjegoi se deri tani rezulton se viktimat janė ekzekutuar me plumb pas koke. Artikulli i mėparshėm: 08 February 2010 10:01 Viktimat e komunizmit, zbulohet varr masiv nė Dajt TIRANE Gėrmimet nė zonėn e Dajtit nė periferi tė Tiranės kanė zbuluar atė qė mund tė konsiderohet varr masiv i viktimave tė regjimit komunist. Burime nga Instituti i Mjekėsisė Ligjore konfirmojnė gjetjen e objekteve trupore ende tė pa identifikuara gjatė gėrmimeve tė ditėve tė fundit nė zonėn praėn Dajtit. Nė kėtė zonė, sipas dokumenteve tė regjimit komunist rezultonte se ishte kryer varroja apo groposja e disa personave dhe pėr kėtė shkak, prej mėse tre muajve e gjitha zona po verifikohej me hollėsi nga specialistėt. Ditėn e djeshme ėshtė arritur tė gjenden objektet e para si kafka dhe pjesė gjymtyrėsh. Mjekėsia ligjore deklaron se mbetjet janė tė ekspertueshme dhe njė grup pune ėshtė ngritur pėr identifikimin e tyre. Dyshimet kryesore lidhen me persona tė ekzekutuar gjate regjimit komunist ne Shqiper