| Forum |
| Sot, e Enjte, 09 Shtator 2010 | |
|
|
| |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Vini re!
Ne kete forum nuk mund te hapen tema te reja sepse ato hapen automatikisht nga Portali. Gjithesesi ju mund te merrni pjese duke u pergjigjur ketyre temave.
Histori dhune nė stadiume shqiptare |
|
|
27 Jan 2010, 09:06 PM
|
Shef
  
Grupi: Antare
Postime: 79
Antarėsimi: 24-February 05
Anėtari Nr.: 227

|
Nga sherret e presidenteve te shkelmat ndaj gjyqtarėve tė ndeshjeve. Nė Ersekė, Nino i Laēit ra pa ndjenja. Nė Tiranė, Bakaj u ēa nė kokė
Rastet e dhunės nė stadiumet shqiptare nuk janė tė pakta. Gazeta Albania” prezanton disa prej tyre tė ndodhura gjatė kėtij sezoni nė kompeticionet e ndryshme futbollistike qė organizon Federata Shqiptare e Futbollit, ato tė Superligės, Kategorisė sė Parė dhe tė Dytė.,
LOJTARI PA NDJENJA - Sulmuesi i Laēit, Jetmir Nino, rrezikoi jetėn nė Ersekė nė ndeshjen Gramozi-Laēi (1-2, java 13). Futbollisti laējan u godit me shkelma e grushte nė hyrje tė dhomave tė zhveshjes. Nino shkėmbeu fjalė me tone tė ashpra me sulmuesin e Gramozit, Genn Hyseni (autori i golit tė vetėm tė kolonjarėve), dhe ky i fundit e goditi me grushte. Pas kosovarit ndaj Ninos qėlluan edhe lojtarė tė tjerė tė Gramozit. Nino ra pa ndjenja dhe u dėrgua me ambulancė, ku mjekėt e risollėn nė vete. Tifozėt e Gramozit sulmuan me gurė dhe autobusin e Laēit. Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, akuzoi treshen e gjyqtarėve me nė krye Kridens Metėn, duke pohuar se arbitri nuk ka njė penallti dhe i mohoi njė gol kolonjarėve.
SHERR PRESIDENTėSH – Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj dhe homologu i tij te Bylisi, Besnik Kapllanaj, shkėmbyen replika tė forta me njėri-tjetrin gjatė ndeshjes sė Kupės sė Shqipėrisė, Dinamo-Bylis (3-0, turi i dytė), aq sa ėshtė ndėrhyrja e policisė pėr tė qetėsuar situatėn. Gjithēka ndodhi pas golit tė dytė tė Dinamos, tė realizuar nga Elis Bakaj dhe festimeve tė kėtij tė fundit. Nė konfrontim u pėrfshinė edhe trajneri i portierėve tė Bylisit, Arbėr Sino, me zėvendėspresidentin e Dinamos, Avni Braēe. Forcat e policisė nxorėn nga stadiumi me forcė presidentin e Bylist, Besnik Kapllanaj dhe trajnerin e portierėve tė Bylisit, Arbėr Sino.
SHKELMA GJYQTARIT - Lojtarėt e Vlorės zunė me shkelma e grushte gjyqtarin nga Erseka, Mane dhe ndihmėsit e tij, Qiriazi e Maze, tė cilėt i konsideruan fajtor nė humbjen 1-0 me Domosdovėn tė zhvilluar nė Pėrrenjas. Takimi ishte i vlefshėm pėr javėn e 12-tė tė Kategorisė sė Dytė, Grupi i Jugut. Golin e vetėm tė takimit e shėnoi Karaj nė minutėn e 13-tė. Nė minutėn e 80-tė trajneri i Vlorės, Rrapo Taho, tėrhoqi skuadrėn nga fusha, ndėrkohė qė lojtarėt iu sulėn me shkelma gjyqtarėve. Gjyqtaret u morėn nė mbrojtje nga policia lokale.
GODITET TRAJNERI - Trajneri i Tiranės, Alban Tafaj, ėshtė goditur me njė send tė fortė nė krah gjatė njė dalje tė tij nga bankina nė ndeshjen Besa-Tirana (1-1, java 15). Pasuesi i kroatit Ilija Lonēareviē ishte duke i kėrkuar sqarime njėrit prej anėsorėve tė ndeshjes, kur njė objekt e goditi nė krah. Alban Tafaj u pa tė dilte nga stadiumi me krahun e lidhur. Jam goditur me njė send tė fortė nga ndonjė tifoz i papėrgjegjshėm”, - tha Tafaj pas ndeshjes.
ZENKA MASIVE – Dhuna nė stadiume vazhdoi serialin e telenovelės sė saj. Nė takimin Kėlcyra-Tomori (0-1, 06.12.2009, java 11 e Kategorisė sė Dytė, Grupi i Jugut), loja u ndėrpre nė minutėn e 80-tė nga gjyqtari Shkėlqim Balliu, pasi ndeshje u shoqėrua nga tensioni i lartė. Nė minutėn e 50-tė anėsori Dyrmishi u godit me gur, ndėrsa gjyqtarėt nė shenjė proteste ndėrprenė pėr dhjetė minuta takimin, pėr tė rifilluar mė pas.
BRAKTISET NDESHJA - Nė takimin Domosdova-Butrinti (3-2, i vlefshėm pėr javėn e 11-tė tė Kategorisė sė Dytė, Grupi i Jugut), skuadra nga Saranda braktisi fushėn nė minutėn e 83-tė, menjėherė pas golit tė Domosdovės tė realizuar nga Karriqi, duke pasur kontestime tė forta ndaj gjyqtarit korēar Kello. Maloku i Domosdovės nė minutėn e 65-tė nuk realizoi nga pika e bardhė, asistenti Kaēani urdhėroi pėrsėritjen e penalltisė, sarandiotėt kundėrshtuan fort, por nė gjuajtjen e dytė, Maloku realizoi golin 2-2 tė ndeshjes. Butrinti protestoi edhe pėr golin e tretė tė Domosdovės, pasi sipas tyre Karriqi ishte nė pozicion jashtė loje. Zėnka ka pasur edhe nė sfidėn Veleēiku-Mamurrasi(2-0, vlefshėm pėr javėn e 11-tė tė Kategorisė sė Dytė, Grupi i Veriut).
SHPULLA ANėSORIT - Futbollisti i Flamurtarit, Halim Begaj, goditi me shpulla gjyqtarin anėsor Biēaku, duke protestuar pėr golin e shėnuar nga Dinamo nė humbjen 1-0 (java 13) nė Tiranė. I nervozuar nga pėsimi i golit vetėm pesė minuta pėrpara pėrfundimit tė ndeshjesh, Halim Begaj, nuk i mbajti nervat duke goditur me shpulla e duke lėshuar njė lumė tė sharash, pėrpara se gjyqtari Lorenc Jemini ta ndėshkonte me karton tė kuq. Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, e ndėshkoi veprimin e lojtarit tė tij. Pas ndeshjesh, presidenti i Flamurtarit, Shpėtim Gjika, bėri njė debat normal me trajnerin e Dinamos, Shkėlqim Muēa, nė lidhjen me golin qė solli edhe fitoren e vuajtur tė kryesuesve tė Superligės.
GRUSHTE Nė DERBI - Katėr kartonė tė kuq, tre gola, penallti, sherre e grushte midis lojtarėve, konfrontim midis tifozėve nė fushė, ndėrhyrje fortė e policisė pėr tė vėnė rregull, e mė nė fund fitore 2-1 e Dinamos, nė njė pjesė tė dytė qė zgjati gati 60 minuta. Kapiteni i Tiranės, Devi Muka, goditi me shkelm e mė pas me grusht sulmuesin e Dinamos, Elis Bakajn, menjėherė sapo lojtari mė i mirė shqiptar i vitit 2009 shėnoi golin e fitores pėr kryesuesit e kampionatit dhe tė 11-in sezonal. Bakaj doli nga fusha i gjakosur dhe i fashuar. Gjithēka mė pas nuk ėshtė futboll, por njė turp pėr dy skuadrat e elitės shqiptare tė futbollit dhe nė mes tė kryeqytetit shqiptar, jo nė ndonjė fushė tė kategorisė sė dytė. Tifozėt e tė dyja skuadrave hynė nė fushė, ndėrkohė qė nė tapetin e Qemal Stafės”, policia ndėrhyri pėr tė rivendosur rregullin.
RENDITJA E UEFA-s Fair-Play, Shqipėria e 49-ta
Shqipėria renditet nė vendin e 49-tė pėrsa i pėrket Fair-Play” nga 53 federata qė aderojnė nė UEFA. Klasifikimin e ka publikuar qeveria europiane e futbollit, qė ka marrė nė konsideratė tė gjitha ndeshjet ndėrkombėtare tė zhvilluara nga klubet dhe ekipi pėrfaqėsues nė kompeticionet e organizuara nga UEFA. Periudha e marrė nė vlerėsim ėshtė 1 maj 2009-30 prill 2010. Nė kriterin e vlerėsimit Fair Play” janė marrė nė konsideratė raportet e hartuara nga delegatėt e UEFA-s, bazuar nė kritere tė tilla si pozitiviteti i lojės, respekti ndaj kundėrshtarit, respekti ndaj gjyqtarėve, sjellja e tifozėve dhe e zyrtarėve, dhe gjithashtu edhe ndėshkimet me karton tė verdhė e tė kuq. Shqipėria, e 49-ta, ka zhvilluar 24 ndeshje ndėrkombėtare nė nivel kombėtaresh e klubesh, duke grumbulluar 7.589 pikė, e duke lėnė pas vetėm San Marinon (7.535 pikė), Lihteshtejnin (7.374), Luksemburgun (7.340) dhe Andorrėn (7.337). Pėrpara ndesh janė Bosnjė-Hercegovina (vendi i 47-tė, 7.484 pikė) dhe Maqedonia (vendi i 48-tė, 7.449 pikė). Ekipi mė i mirė i renditjes Fair-Play” ėshtė Suedia me 8.263 pikė, tė grumbulluara kėto pas 65 ndeshjesh. Nė vend tė dytė renditet Danimarka (8.169 pikė, 64 ndeshje) dhe nė tė tretin Anglia (8.168 pikė, 108 ndeshje).Lexo me shume artikuj
|
|
|
|
|
|
2 Perdoruese(t) jane duke lexuar kete teme (2 Vizitore dhe 0 Antare Anonim dhe perdorues)
0 Anėtaret:

Tema tė ngjashme

Tema tė ngjashme
Pronesi e: Veriu Group
|
|
|
|
|
|
|
|