Llogaria ime
AOL Portal Sport

Trepēa ’89, skuadra e parė Kosovare nė Ligėn e Kampioneve


Pėr herė tė parė, njė skuadėr kosovare do tė jetė pjesė e elitės sė futbollit europian pėr klube, me Trepēėn ’89 qė do tė ketė njė vend nderi nė Champions League, edhe pse nė fazėn parakualifikuese.

Skuadra nga Mitrovica mori edhe sigurinė matematikore si kampionia e re e Superligės sė Kosovės, e pėr kėtė arsye, rrjeti britanik BBC i kushtoi vėmendje nė transmetimet e tij.

“Trepēa ’89 do tė bėhet muajin e ardhshėm klubi i parė kosovar qė do tė konkurrojė nė Europė, kur ata tė luajnė nė kualifikueset e Championsit”, shkruhet nė median prestigjioze britanike, BBC.

Skuadra, nga shteti mė i ri shqifolės i Ballkanit, do tė impenjohet nė kompeticionin kontinental mė 27 ose 28 qershor.

Trepēa 89 ėshtė njė prej 4 klubeve nga Superliga e Kosovės, qė ka arritur tė kalojė “sitėn” e vėshtirė tė kritereve tė licencimit nga UEFA.

Kosova hyri nė FIFA dhe UEFA nė vitin 2016, por as kampionėve tė Ferronikelit, dhe as fituesve tė Kupės, Prishtinės, nuk iu garantua pjesėmarrja nė Europė vitin e kaluar.

Tre prej ekipeve qė mund tė pėrballen me Trepēėn nė Champions janė kampionėt e Uellsit, The Neė Saints, ekipi Linfield nga Irlanda e Veriut, apo modestėt e Vikingur, qė fituan titullin nė Ishujt Faroe.

Kosovės pritet t’i shtohen dy klube edhe nė Europa League, fituesi i Kupės sė Kosovės dhe vendi i dytė nė kampionat.

Tags:
Lexuar 1216 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?