Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/include_d436eb0fd9de10b54a828ce6435f7e81/functions.php on line 1345 Albania Online Sport - Rusi 2018, Izraeli mbėrrin nė shqipėri nėn masa tė rrebta sigurie
Nese jeni te regjistruar ne FACEBOOK ju mund te perdorni te dhenat tuaja qe keni pa pasur nevoje te regjistroheni tek Albania Online. Nese ke nje Facebook kliko tek "Lidhu nga Facebook"
Rusi 2018, Izraeli mbėrrin nė shqipėri nėn masa tė rrebta sigurie
Nën masa të rradha sigurie, te ngjashme vetëm me ardhjen e skuadrës serbe dhe personaliteteve larta amerikane, ka mbërritur në vendin tonë gjatë së enjtes pasdite përfaqësuesja e Izeaelit.
Qen anti minë dhe anti eksploziv, forca të shumta policie që ruanin çdo cep rruge dhe rrugë të bllokuara ishin disa nga masat sipërfaqësore që shoqëruan arrdhjen e përfaqësueses hebreje në vendin e shqiponjave.
Policia pati njoftuar më herët marrjen e masave të sigurisë duke bllokuar nga ora 17:30 deri në orën 18:30 rrugët nga Aeroporti i Rinasit, deri në Qafë-Kashar, më tej deri në Mbikalimin e Kamzës, Sheshin Shqiponja, Rrugën Dritan Hoxha, Sheshin Skënderbej, atë Çamëria dhe Rrugën 29 Nëntori.
Shoqërimi dhe ruajtja e tyre i është ngarkuar forcave speciale RENEA, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ndërkohë, ditën e ndeshjes, mësohet se policia do të ngrejë një perimetër sigurie rreth stadiumit ku do të ushtrohen disa kontrolle për të mos lejuar futjen e fishekzjarrëve, banderolave dhe sendeve të tjera të paligjshme.
Pallatet pranë stadiumit priten të boshatisen gjatë zhvillimit të takimit, ndërsa të gjitha lokalet rreth tij do të mbyllen.
Sipas burimeve nga policia niveli i masave të sigurisë për këtë ndeshje i kalon edhe ato të marra për ndeshjen ndaj Serbisë.
Në planin e masave është përfshirë edhe Shërbimi Informativ Kombëtar, ku shumë agjentë civil do të jenë në lëvizje para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.
Në lidhje me këtë ndeshje masat u shtuan si pasojë e sinjalizimeve nga shërbimi i fshehtë izraelit, MOSSAD, për rrezikun që shfaqnin elementë ekstremistë të lidhur me ISIS, disa prej të cilëve u arrestuan.
Ekipi, Izraelitët me probleme disiplinore në Shqipëri
Izraeli me probleme disiplinore në Shqipëri. Problemi i parë në skuadrën e drejtuar nga trajneri Elisha Levy lidhet me mesfushorin e Celtic, Nir Biton, i cili ka braktisur skuadrën për shkak të problemeve disiplinore.
Sipas mediave izraelite, gjatë ditëve të shkuara në seancat stërvitore, mesfushori dhe trajneri Levy kanë pasur disa kontradikta, çka e ka detyruar trajnerin ta largojë nga grupi i tij, edhe pse Biton cilësohet si një prej yjeve të skuadrës.
Vetë lojtari por edhe drejtues të Kombëtares nuk kanë preferuar të komentojnë këtë çështje, duke lënë të kuptohet se fraktura mes palëve është e thellë dhe mesfushori do ta ketë të vështirë rikthimin te Izraeli për ndeshjet e tjera eliminatore.
Gjithçka nisi kur trajneri kërkoi që Biton dhe Harush të vendoseshin në krahë, por lojtari i Celtic refuzoi dhe Levy kërkoi që ai të largohej nga qëndra e grumbullimit.
Gjithsesi, agjenti i lojtarit hedh poshtë me ngulm zërat që e cilësojnë atë një njeri të padisiplinuar, duke theksuar se Biton e respekton vendimin e trajnerit dhe i uron skuadrës fat në transfertën e Shqipërisë.
Ndërkohë, gjatë orëve të fundit, trajneri zëvendësoi portierin e tretë Ofir Marciano me të riun Daniel Amos.
Marciano vuante nga një dëmtim në gju dhe Levy preferoi të mos rrezikonte duke plotësuar numrin e portierëve me gardianin e Maccabi Petah Tikva.
Një tjetër çështje delikate në kampin izraelit është edhe ajo e mesfushorit me tipare sulmuese, Eran Zahavi, i cili ka kaluar disa momente tensione pas një polemike me shokun e skuadrës Atar.
Gjithsesi, stafi ka vepruar me shpejtësi duke mbyllur çështjen dhe kapiteni ka gjetur gjuhën e përbashkët me trajnerin dhe shokët e skuadrës.
Tags:
Lexuar 420 here / Marre nga Top-channel. Tv
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR 0%
TRISHTUAR 0%
NORMALE 0%
SHQETESUAR 0%
KENAQUR 0%
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!
Lajme te tjera nga Sporti
Trepēa 89, skuadra e parė Kosovare nė Ligėn e Kampioneve Pėr herė tė parė, njė skuadėr kosovare do tė jetė pjesė e elitės sė futbollit europian pėr klube, me Trepēėn 89 qė do tė ketė njė vend nderi nė Champions League, edhe pse nė fazėn parakualifikuese...
Hollandė, Feynordi shpallet kampion pas 18 vjetėsh Pas 18 vjetėsh, Feyenoord fitoi titullin nė Eredivisie duke festuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme trofeun e 15-tė kampionPėr kėtė ditė tė shumėpritur, tifozėt Roterdamas kishin mbushur jo vetėm impi...
Chelsea kampion i Anglisė, Conte: Tani dua dhe FA Cup Edhe pse janė edhe dy javė pėr tu luajtur nė Premier League-n angleze, Chelsea i drejtuar nga italiani Conte ka siguruar titullin kampion edhe zyrtarisht.Bluve tė Londrės i mjaftoi njė gol nė mi...