Kryefaqja | Forumi | Posta E-mail | Video |
AOL Portal
 
  Sot  

Sot->Blog->Nė Tiranė sperma blihet 50 euro!

Nė Tiranė sperma blihet 50 euro!
Publikuar me: Mėrkurrė, 22 Shkurt 2012 12:34
zoom Nuk ka vetėm dhurues e blerės gjaku. Sot ka edhe dhėnės ‘sperme’ dhe ‘vezėsh’ me dhe pa pagesė. Madje, nė qarqet mjekėsore tek-tuk tanimė po qarkullon si anekdodė sakrifica e njėrit duke dhėnė gjak me pagesė dhe lehtėsia e tjetrit qė “prodhon, fal apo edhe shet spermė falė njė mundimi ‘tė ėmbėl’ dhe pa efekte anėsore..” Por jo dokushdo. Duhet tė ketė spermė cilėsore ama. Klinika apo spitale private nė Tiranė, tė licencuara kėto vitet e fundit pėr ‘fekondime in vitro’, po kėrkojnė gjithmonė e mė shumė edhe dhurues apo blerės ‘sperme’ e ‘vezėsh’. Nė rastet kur kėto jepen nga pjesėtarė brenda familjes, si vėllai ose motra e partnerit, qė ka probleme fertiliteti, pasi ‘morali’ apo ‘kanuni’ nuk iu lejon qė tė kryhen tė tilla gjera me dikė qė nuk ėshtė partneri i ligjshėm, atėherė nuk ka pagesa. “Dhe shumica e pacientėve qė ne kemi pasur deri kanė qenė me dhurues brenda familjes”, shpjegon gjinekologu turk i Spitalit Amerikan, Cihan Kabukcu.

Por nė raste tė tjera, vlen shprehja se asgjė nuk shkon dėm, nėse di ta pėrdorėsh atė. Edhe sperma riprodhuese, qė pėrftohet dhedel pa limit dhe pa asnjė dėm prej trupit tė shėndetshėm mashkullor, edhe vezėt e tepėrta qė mund tė ketė njė mitėr femėrore, por tė cilat i mungojnė njė tjetre, mund tė shiten dhe me to tė sigurohen ca parį. Dhėnės anonimė, nevojtarė qė Zoti i ka bekuar nė shėndet, por jo aq nė mirėqenie materiale, drejtohen nė dyert e klinikave tė shesin pjesė nga trupi i tyre e tė sigurojnė ca tė ardhura ekstra pėr tė mbijetuar. ‘Unė di raste shqiptarėsh tė shėndetshėm, tė cilėve iu bėhen analizat dhe pranohen si dhėnės sperme apo vezėsh kėtu nė vend’, thonė klientė anonimė nė ndonjė klinikė gjinekologjike.



Nė rritje fertiliteti dhe fekondimi

Aplikohet qė nga viti 2003, kohė kur hyri nė fuqi ligji “Pėr shėndetin riprodhues”, i cili la hapėsirė pėr pasjen e njė fėmije edhe pėr ato ēifte, tė cilėt prej shkaqeve objektive apo subjektive, nuk mund ta kishin nė rrugė natyrale. Sidomos kėto dy vitet e fundit, nė disa prej klinikave apo spitaleve tona private, nisi edhe fekondimi artificial apo ai ‘in vitro’. Gjė qė nuk bėhet ende nė spitalet publike. ‘Nuk u pa e udhės kjo tek ne pėr shkak tė kushteve jo tė pėrshtatshme”, shpjegon Dritan Shpati, obstetėr-gjinekolog nė martenitetin publik ‘Mbretėresha Geraldinė’ nė Tiranė, kur nė fakt pikėrisht nė spitalet publike ofrohen tė paktėn ekzaminimet optimale, por jo fekondime.
Pavarėsisht se nuk ka statistika tė mirėfillta, nė klinika private dėshmojnė, ēuditėrisht konfidencialisht dhe jo hapur, se vihet re njė shtim i rasteve tė fertilitetit dhe pėr rrjedhojė dhe fekondimit artificial. Nga 10% tė ēifteve, vėnė re njė tendencė rritjeje nė 15-20%. Pėrqindjen mė tė lartė e zėnė meshkujt.

Por nė krahasim me vende tė tjera? ‘Pak a shumė jemi vend me dukuri infertiliteti si gjithė tė tjerėt nė kėtė pikė”, shpjegon obstetėr-gjinekologu Kosta Dhima. ‘Infertiliteti ėshtė njė problem qė ėshtė pėrhapur shumė nė tė gjithė botėn kjo edhe si pasojė e kushteve tė jetesės, ushqimeve gjithmonė e mė pak bio, rritjes sė moshės mesatare tė martesės etj.

Por problemet e infertilitetit mund tė zgjidhen edhe pa ndihmėn e teknikave tė riprodhimit tė asistuar, pra tė fertilizimit in -vitro. Nė disa raste mjafton mbase njė mjekim i caktuar dhe gjithēka shkon mirė. Pra duhet njė edukatė kontrolli i kėtyre problemeve dhe pikėrisht kontroll nė qendra vėrtet tė specializuara ėer kėto probleme”, shpjegon gjinekologu turk i Spitalit Amerikan, Cihan Kabukcu.
Vetė mjekėt shprehen se lipset edhe ndėrgjegje e lartė nga klinikat dhe spitalet private qė kryejnė kėto fekondime. Por po ata vetė thonė se nėse do tė ofrojnė spermė tė pakontrolluar dhe jocilėsore, kjo minon punėn e tyre, sjell shtatzani me probleme dhe asnjė nuk ka interes pėr kėtė situatė. Por ka raste kur pacientėt mbeten me dyshime nė tė tjera aspekte, se vezėt e marra me bollėk ishin vėrtet pėr tė mirėn e riprodhimit apo pėr t’u ngrirė, pėrdorur e shitur dikujt tjetėr.



Si bėhet fekondimi

Sė pari, duhet tė jesh i informuar mirė pėr ēfarė do bėsh. Duhet t’i nėnshtrohesh njė sėrė analizave pėrkatėse, qė sigurojnė se donatorėt janė tė shėndetshėm. ‘Kjo lidhet edhe me planifikimin familjar. Nėse kemi trupa tė shėndetshėm, ēdo shtatzani ka gjasa tė jetė e shėndetshme, pasi edhe njė infeksion qė mund tė ketė njė nga partnerėt ndikon nė pasjen e njė fėmije me probleme. Kjo vlen si pėr fekondimin natyral, edhe atė artificial”, shpjegon doktor Kosta Dhimo.

Donatorėt gjithashtu duhet tė kenė disa karaktersitika tė pėrbashkėta me personin qė do ta blejė kėtė substancė, por kėtė e pėrzgjedh vetė i interesuari.
Ekzaminimet e mėsipėrme zbatohen nė mėnyra tė ndryshme tek pacientėt. Kjo varet nga faktorė tė ndryshėm si pesha, gjatėsia, ngjyra e individit ose probleme tė tjera qė shfaqen gjatė ekzaminimit. Prandaj, analizat kryhen nga mjeku nė mėnyrė tė detajuar, duke ia shpjeguar pacientit tė gjitha procedurat. Pasi mė parė ėshtė tentuar fort pėr tė pasur njė barrė natyrale. Por ka raste qė vite tė tėra trajtime nuk japin rezultat dhe… shkohet tek fekondimi in vitro.

Mjekėt shpjegojnė se njė nga analizat qė bėhet pėr pėrcaktimin e aftėsisė fekonduese qė ka njė mashkull ėshtė spermograma. Nė rastet e mungesės sė spermatozoideve nga sperma, ajo merret nga teknika kirurgjike dhe nxirret nga teste ose scrotum, si pėr shembull me anė tė Tese (biopsi testesh). Nė raste tė tjera, ēiftet mund tė zgjedhin tė pėrdorin spermatozidet e donatorėve. Transferimi bėhet nė pėrgjithėsi nė ditėn e tretė, kur embrionet janė zhvilluar normalisht nė fazėn me gjashtė osė tetė qeliza. Nė disa raste, nė varėsi tė cilėsisė se embrionit, ato lejohen pėr t’u zhvilluar deri nė ditėn e pestė, deri nė fazėn e Blastocyst, kur pėrmbajnė mė shumė se njėqind qeliza.
Pėrkatėsisht, fertilizimi in vitro i njė embrioni me vezė tė dhuruara dhe fertilizimi in vitro i njė embrioni me spermė tė dhuruar bėn qė njėri nga prindėrit nė kėtė rast nuk do tė jetė natyrali, e kjo ėshtė paksa e “vėshtirė” kryesisht pėr prindin mashkull. Pasi tek femra, veza qė krijoi embrionin e sapoimplantuar nuk ėshtė e saj, por i duhen plot nėntė muaj shtatzani nė momentin qė ajo e rrit dhe e mban krijesėn nė trupin e saj qė nėna tė ndihet tėrėsisht e tillė.

Por dhe nėse mbas kėtyre trajtimeve shtatzėnia ėshtė e pamundur, duhet filluar trajtimi fertilizim in vitro-bebe provėz. Kėshtu fertilizimi ndodh nė kushte laboratorike jashtė trupit, i vezės dhe spermės. Fertilizimi bėhet me dy mėnyra; e para ėshtė metoda klasike e bebes tub (Ivf), ku sperma dhe veza bashkohen vetė. Metoda e dytė ėshtė Icsi, ku sperma injektohet brenda vezės me anė tė njė mjeti mikroskopik dhe mė vonė nė tė dyja procedurat, embrioni vendoset brenda mitrės me anėn e njė kateteri. Gjithsesi, rreziku pėr abuzim ngelet pėrherė shqetėsues, pasi shkohet pėr njė fekondim dhe nuk dihet asgjė rreth donatorit.



Vezėt, mė tė vėshtirat

Fekondimi me vezė tė dhuruara u rekomandohet atyre femrave qė vuajnė nga njė prej sėmundjeve si: mungesa e vezoreve, dėshtimi i parakohshėm ovarial, sėmundje inflamatore tė pelvikut dhe sėmundja e vezoreve.

Cikli me vezė tė dhuruara ėshtė mė kompleks se njė ciklėl i thjeshtė Ivf. Ky kėrkon sinkronizimim e dy pacientėve, tė donatores dhe tė marrėses. Trupi i marrėses pėrgatitet paraprakisht me terapi adekuate pėr tė bėrė gati trupin e saj pėr tė pranuar embrionet.

Vezet e donatores meren nė laborator, sikurse edhe sperma nga partneri mashkull i marrėses dhe pėrgatiten pėr injeksion intracitoplazmik (Icsi), procedurė e fekondimit kjo qė pėrdoret nė mėnyrė rutinė nė laborator.



A ke efekte anėsore fekondimi?

‘Nuk mund tė jetė kurrė si njė barrė natyrale”, shpjegon obstetėr-gjinekologu, Dritan Shpati. Sipas tij, nėse partnerėt apo donatorėt nuk janė tė kontrolluar mirė mė parė duke bėrė analiza tė specializuara pėr cilėsinė e spermės, vezoreve, vezėve, nėse ka infeksione ose jo etj, kjo reflektohet tek fėmija qė do tė ngjizet dhe mirėqenia e tij dhe nėnės. Ja si analizon mjeku turk nė Tiranė, Cihan Kabukcu, mbi kėtė diskutim: “Kjo ėshtė njė temė shumė delikate dhe mė lejoni t’ju them qė ka shumė spekulime nė media por edhe nė ambjentet mjekėsore. Njė fėmijė i konceptuar me teknikat e riprodhimit tė asistuar ka tė njėjtat shanse pėr anomali dhe pėr probleme tė tjera sa ēdo fėmijė tjetėr i konceptuar natyralisht. Nėse arrihet njė shtatėzani natyrale probabiliteti qė ky fėmijė tė ketė njė anomali serioze ėshtė 1%. Tė njėjtin probabilitet ka edhe njė fėmijė i konceptuar me teknikat e riprodhimit tė asistuar. Pra praktikisht nuk ėshtė provuar shkencėrisht qė fėmijėt e konceptuar me kėtė teknikė tė kenė mundėsi anomalie mė shumė se tė tjerėt”,



Spermė edhe nga jashtė

‘Nė Shqipėri mungon njė Bankė Sperme”, thotė obstetėr-gjinekologu, Dritan Shpati. Kėtė pohon edhe gjinekologu Kosta Dhima. E pohojnė kėtė rėndom edhe nė klinika private, ashtu dhe nė maternitetet publike. Shqipėria nuk ka bankė sperme. Por edhe nė rajon mezi mund tė gjesh nė Greqi, nė Serbi e jo nė ēdo vend pėrreth. Edhe nė Europė vendet qė mbajnė Bankė Sperme janė tė paktė. Ka institucione europiane apo ndėrkombėtare si Europian Sperm Bank apo International Sperm Bank. Nė kėto kushte, klinikat dhe spitalet pėr t’i shpėtuar lloj-lloj andrallave nė bėrje analizash nė vend, e kanė mė tė lehtė ta marrin ‘lėndėn e parė’ jashtė, kryesisht tė racave indo-europiane. “Ėshtė e vėrtetė. Ne gjithashtu pėrdorim spermė tė marrė nga Banka Europiane e Spermės, e certifikuar dhe me tė gjitha parametrat dhe kontrollet e nevojshme”, thotė doktor Cihan Kabukcu nga Spitali Amerikan.



Pėr fekondim drejt Shqipėrisė

Ka edhe turizėm fekondimi drejt Shqipėrisė, nėse mund tė quhet kėshtu. Mjekėt pėrgjigjen se ka shumė shtetas tė huaj bujtin nė Shqipėri, qoftė sepse tek ne fekondimin e lejon ligji dhe ofrohet shėrbim shumė i specializuar, qoftė edhe pėr shkak tė ēmimeve disa herė mė tė lira se sa jashtė.



Vajza beqare: S’duam partner, por fėmijė!

“Dėgjoj dhe pėrkap si tendencė, qė ka jo pak vajza beqare, qė nuk duan tė martohen, apo nuk kanė gjetur partnerin e duhur dhe thjesht duan njė fėmijė, edhe in vitro”, tregon gjinekologu Dritan Shpati. Nė kėto raste kėrkojnė njė spermė tė shėndetshme, racė tė zgjedhur, herė biond me sybojėqielli, herė brun, e sidomos racė europiane, por pse jo, edhe raca tė tjera.



Fatura e njė bebeje tė fekonduar

Ēmime tė dhėna nga pacientė tė pyetur aty-kėtu, duke dalė nga dyer spitalesh apo klinikash, pasi klinikat kėto tė dhėna i mbajnė konfidenciale.Apodhe nga ndonjė mjek ‘i paautorizuar zyrtarisht’. Sipas tyre, procedura normale e njė fertilizimi in vitro tė realizuar nė spitalet tona private ėshtė afėrsisht 3000€. Pėr tė gjitha ekzaminimet ulet kostoja prej 350€ qė pėrfshijnė stimulimet, ekografitė, analizat dhe 1000€ ilaēet. Njė nga analizat qė bėhet pėr pėrcaktimin e aftėsisė fekonduese qė ka njė mashkull ėshtė spermograma dhe kushton 35 €.

Nė rastet e mungesės sė spermatozoideve nga sperma, ajo ėshtė marrė nga teknikat kirurgjike dhe nxjerrė nga teste ose scrotum si psh me anė tė Tese (Biopsi testesh) qė kushton 750 €. Nė rastet kur nevojitet dhėnia e spermės apo vezės, kostoja rritet. Shumės sė sipėrpėrmendur i shtohet 500-600-750 euro pėr “sperm donation” (kostoja e spermės sė dhėnė), e cila ėshtė e kontrolluar, ose 1000€ pėr “egg donation” (kostoja e vezės sė dhėnė). Ndėrsa konsulta psikologjike kushton 25€.

Por kaq pėr ata qė i blejnė, sepse njė dhurues i thjeshtė mund tė paguhet edhe vetėm 50 euro pėr njė dhėnie sperme, ndėrkohė qė kėsaj mė pas i bėhen analizat dhe kjo i rrit koston pėr blerėsin mė pas.



Tabelė

Fertilizimi in vitro – 3000€

Ekzaminimet - 1000€

Dhėnie veze - – 1000€

Dhėnie sperme – 750€ (ky ėshtė ēmimi qė paguan pacienti, ndėrsa dhuruesi paguhet me jo mė shumė se 50 euro, ndonėse kėtė informacion spitalet nuk e japin zyrtarisht)

Pėrkatėsisht, fertilizimi in vitro i njė embrioni me vezė tė dhuruara dhe fertilizimi in vitro i njė embrioni me spermė tė dhuruar bėn qė njėri nga prindėrit nė kėtė rast nuk do tė jetė natyrali, e kjo ėshtė paksa e “vėshtirė” kryesisht pėr prindin mashkull. Pasi tek femra, veza qė krijoi embrionin e sapoimplantuar nuk ėshtė e saj, por i duhen plot nėntė muaj shtatzani nė momentin qė ajo e rrit dhe e mban krijesėn nė trupin e saj qė nėna tė ndihet tėrėsisht e tillė.





Si tė mbrohemi nga infertiliteti

Dr. Cihan Kobukcu* / Gjinekolog & Spitali Amerikan

Ekipi ynė me nė krye prof.dr. Hakan Satiroglu nė Spitalin Amerikan ka gati njė vit qė ka filluar aplikimin e teknikave tė riprodhimit tė asistuar dhe ecuria ka qenė surprizuese pėr tė gjithė ekipin tonė si numėr kėrkesash nė rritje. Nė mė pak se njė vit ne i kemi kaluar 120 aplikime tė IVF. Numri i pacienteve me probleme infertiliteti qė janė drejtuar nė qendrėn tonė nė kėto dy vite i kalon 1000 dhe ėshtė vazhdimisht nė rritje. Deri para pak kohėsh mendohej se shkak i infertilitetit ishte femra, mbase edhe pėr shkak tė natyrės maskiliste qė ne si popull kemi ndaj kėtij problemi. Por mund t’ju them me bindje qė shkaktarė tė infertilitetit mund tė jenė tė dy sekset nė mėnyrė tė barabartė. Shkaqet e infertilitetit mund tė jenė tė shumėllojshme, siē e thashė mund tė jenė probleme qė ka femra, probleme qė ka bashkėshorti, mund tė jetė problem qė kanė tė dy partnerėt ose nė fund mund tė jetė edhe njė shkak i pashpjegueshėm. Pra mund tė ndodhė edhe qė pacientėt kryejnė tė gjitha analizat dhe kontrollet qė njihen sot nė kėtė fushė dhe nuk gjendet problemi. Kėta pacientė futen nė grupin e atyre me infertilitet tė pashpjegueshėm. Problemi i infertilitetit vjen edhe si pasojė e problemeve gjenetike, po sigurisht mė rrallė pėr vetė natyrėn e problemeve. Megjithatė, nė qendrėn tonė, kemi arritur tė diagnostikojmė dhe t’i japim tė gjitha mundėsitė e zgjidhjeve tė kėtyre problemeve. Duhet theksuar se infertiliteti ėshtė njė problem qė ėshtė pėrhapur shumė nė tė gjithė botėn kjo edhe si pasojė e kushteve tė jetesės, ushqimeve gjithmonė e mė pak bio, rritjes sė moshės mesatare tė martesės etj.

Infertilitet quhet paaftėsia e arritjes sė njė shtatzanie pas njė viti marrėdhėniesh tė rregullta, tė pambrojtura. Pasi kalon kjo periudhė, ju duhet tė kontrolloheni tek specialisti dhe nė qendra tė specializuara pėr kėtė problem. Problemet e infertilitetit mund tė zgjidhen edhe pa ndihmėn e teknikave tė riprodhimit tė asistuar, pra tė fertilizimit in-vitro. Nė disa raste mjafton mbase njė mjekim i caktuar dhe gjithēka shkon mirė. Pra duhet njė edukatė kontrolli i kėtyre problemeve dhe pikėrisht kontroll nė qendra vėrtet tė specializuara pėr kėto probleme.



Burimi: Shekulli | Editor: GenTo | Lexuar 3496 here |
Tags:
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
100%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO
Si quhet deti ne jug te shqiperise?(vetem emri). Pergjigju:=Pergjigja eshte: jon
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.


Komentet dhe Opinionet tuaja - 2 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!

Eshte dakort me artikullin!
lido - komentuar me: 30 Nen 2013
per dike nuk do te jet mir sepse do te ket femij te tij gjithandej ,por dikujt tjeter i siguron nj mundesi qe jeta nuk ja ka ofruar..dhe do ishte i gatshem te "linte" koken per ta pasur..

Eshte dakort me artikullin!
anisa - komentuar me: 21 Maj 2013
femija eshte gjeja me e shtrenjte ne bote
 

Veriu Portal Portal
© Veriu Portal Online - AOL 2011
Some rights reserved :)
CFARĖ dhe KUSH JEMI? NA NDIQNI SHĖRBIME
Kush ėshtė Veriu Portal? Facebook Forumi
Privatėsia Veriu portal Posta mail
Tė drejtat Bėj Veriu Portal faqe fillestare Video
Kontakto Shto Veriu Portal favorite Lajme