Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Kosovė, krijohet "Koalicioni UĒK"

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në orët e mbrëmjes së sotme koalicionin më të madh parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Përfaqësues të tre partive të dala nga UÇK konfirmuan koalicionin pak para se të skadonte afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë.

Ato kanë arritur një marrëveshje për koalicionin parazgjedhor, pak para mbylljes së afatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për deklarimin e koalicioneve.

Ndërkohë, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmon se lideri i saj, Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër.

Koalicioni parazgjedhor mund të quhet edhe "Koalicioni UÇK", pasi të tre liderat, Kadri Veseli i PDK, Ramush Haradinaj i AAK dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë qenë komandantë lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!