Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Klima ksenofobike nė SHBA, emigrantė drejt Kanadasė

Frika pėr pėrkeqėsimin e klimės sė ksenofobisė nėn presidencėn e Donald Trump-it po shtyn gjithnjė e mė shumė emigrantė nė SHBA tė kalojnė kufirin drejt Kanadasė.

Duke sfiduar tė ftohtin e acartė shumė prej tyre kalojnė kufirin mes shtetit tė Dakotės sė Veriut dhe provincės kanadeze tė Manitoba-s.

Korporata kanadeze e transmetimeve ka dokumentuar gjatė javės sė fundit rastet e disa azilkėrkueseve dhe atyre qė ndihmojnė nė trafikimin e tyre pėrtej kufirit.

Pasi identifikohen nga policia kanadeze, ata dėrgohen nė qendrat kur shqyrtohet kėrkesa pėr azil.

Agjencia pėr mikpritjen e refugjatėve nė Manitoba ka ndihmuar rreth 91 azilkėrkues nga 1 nėntori deri nė 25 janar, mė shumė raste nga ē'shėnohen normalisht nė njė vit.

Bllokimi i pėrkohshėm i urdhrit tė Donald Trump-it qė ndalonte udhėtimet nga 7 vende myslimane, ka ofruar njė dritare pėr refugjatėt qė pėrpiqen tė hyjnė nė SHBA.

Por organizata nė mbrojtje tė drejtave tė njeriut nė Kanada po pėrballen me njė fluks edhe mė tė madh azilkėrkuesish, tė nxitur pjesėrisht nga kontrasti mes pranimit tė refugjatėve sirianė nga qeveria liberale nė pushtet dhe retorikės kundėr tė huajve tė presidentit tė ri amerikan.

Sipas Agjencisė sė Shėrbimeve Kufitare kanadeze mė shumė se 7 mijė azilkėrkues hynė nė Kanada nė 2016-n pėrmes kalimeve tokėsore nga SHBA-ja, rreth 63 pėrqind mė shumė se sa vitin e kaluar.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!