Llogaria ime
AOL Portal Lajme
9 vjet shtet, Kosova feston Pavarėsinė

Kosova feston sot 9-vjetorin e pavarėsisė nga Serbia.

Gati njė dekadė mė parė, pėrmes njė deklarate tė nėnshkruar nga deputetėt e Kuvendit tė saj, me pėrjashtimin e atyre serbė, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, duke pėrmbushur kėshtu dėshirėn mė tė madhe tė shqiptarėve atje.

Pėrmes njė postimi nė Facebook, kryeministri Isa Mustafa i pėrcolli njė urim tė gjithė qytetarėve, duke mos harruar tė pėrmendė dhe kryetarin e AAk-sė, Ramush Haradinajn, tė mbajtur nė Francė prej njė mandat-arresti tė Serbisė.

“Ia uroj nė mėnyrė tė veēantė kėtė pėrvjetor ish-kryeministrit Haradinaj, i cili ėshtė ndaluar me tė padrejtė mbi bazėn e njė fletė-arresti tė serbėve qė kryen krime sistematike nė Kosovė.

Vlerat e lirisė dhe tė shtetit tė pavarur, sikurse edhe e vėrteta, janė pėrherė ngadhėnjyese. Ashtu siē ėshtė Kosova”, lexohet nė mesazhin e tij.

Qė nga 17 shkurti 2008 e deri mė tani, Kosova ėshtė njohur nga 113 vende tė botės dhe ėshtė anėtarėsuar nė shumė organizata ndėrkombėtare, por jo nė OKB.

Edhe pse prej vitesh ėshtė pėrfshirė nė procesin e dialogut pėr normalizimin e marrėdhėnieve, Serbia e pėrsėrit vazhdimisht se nuk do ta njohė kurrė Kosovėn si shtet.

Nė 9-vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Presidenca e Kosovės ka marrė urime nga shumė presidentė tė vendeve qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

Mė i veēanti dhe tė cilin e publikoi Presidenti Hashim Thaēi, ishte urimi nga Presidenti i SHBA-sė, Donald Trump. Kosova, SHBA-nė e konsideron aleat tė pėrjetshėm.

Urime kanė mbėrritur edhe nga Mbretėresha Elizabeta II si dhe Presidentja e Konfederates Zvicerane, Doris Leuthard, e cila shprehu bindjen se besimi reciprok dhe miqėsia mes dy shteteve do tė thellohen akoma mė shumė.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!