Jump to content


Photo
* * * * * 1 votes

Mushkeria dhe funks e tij


  • Please log in to reply
2 replies to this topic

#1 Ina_84

Ina_84

    Doktoresha VIP

  • Moderators
  • 504 posts

Posted 27 November 2008 - 11:56 AM

Mushkeria ndodhet ne kraharor dhe eshte e rrethuar nga brinjet.
''FUNKS I MUSHKERISE''
Funksioni i mushkerise eshte frymeshkembimi i gazrave.Gjithashtu ajo ka si funksion,pajisjen e indeve dhe te gjithe organeve tona me oksigjen dhe nxjerrjen jashte te dioksik karbonit.


''SEMUNDJET QE PREKIN ME SHPESH MUSHKERINE''
Te ftohurat jane semundjet qe kapin rruget e siperme te frymemarrjes,por edhe mushkerine.Me i shpeshte pas ftohjes vjen ''BRONKITI KRONIK''ose ai akut qe vjen me shume nga pirja e duhanit.Pastaj vijne semundjet alergjike qe prekin mushkerite,te ndjekura nga infeksionet e nryshme virale,ose bakteriale dhe bronkopneumonite qe prekin mushkerite.Gjithashtu edhe semundjet profesionale qe prekin mushkerite,si personat qe punojne ne industri,ku ka tymra dhe pluhur nga metalet.Semundje e rende eshte edhe kanceri polmonar.

''SHENJAT E SEMUNDJEVE TE MUSHKERISE''
Shenjat e semundjes nga te ftohuri japin temp,gelbaze,koll,dhe ndonjehere dhe marrje fryme.Shenje tjeter mund te jete edhe gervishtja ne gjoks qe eshte me shume e astmes bronkiale dhe bronkitit kronik.Shenje tjeter eshte edhe dobesia e pergjithshme nga semundjet e pneumonive te cilat maskohen nga shenjat e mesiperme.Ndersa hemoragjia eshte shenje e semundjeve te renda te mushkerise si kanceri dhe tuberkulozi.


''SHKAKTARET E SEMUNDJEVE TE MUSHKERISE''
Duhanpirja ne menyre te vazhdueshme rrit prevalencen e semundjeve ne mushkeri.Gjithashtu edhe ndotja e ambjentit ndikon shume ne semundjen e mushkerive.Edhe konsumimi i ushqimeve jo naturale,apo kimikateve te ndryshme qe perdoren.

''MOSHA NE TE CILEN SHFAQEN SEMUNDJET E MUSHKERIVE''
Shfaqen me shume ne moshen pediatrike dhe keto jane me teper nga viruset tek femijet e vegjel ,si bronkopneumonite virale.Githashtu edhe alergjite prekin me shume femijet.Ne moshen pediatrike dhe ne moshen e avancuar hasen me shpesh semundjet polmonare kurse semundjet e aparatit te frymemarrjes siç eshte alergjia ndeshen me shume ne moshat e reja.Duhet te shpjegojme se semundjet polmonare ndeshen me shume ne moshat pediatrike sepse nuk eshte krijuar akoma nje sistem mbrojtes i mundshem ndaj faktoreve te jashtem qe rrezikojne per keto semundje si viruset,mikrobet dhe ajri i ftohte.duhet te kemi parasysh se mushkeria eshte e ekspozuar me ajrin shume here me shume se siperfaqja e lekures sone ne ekspozim me mjedisin e jashtem,ndaj haset shume si semundje.Nese ne ajer ka mikrobe apo viruse,futen ne mushkeri.

''SI BEHET MJEKIMI I SEMUNDJEVE TE MUSHKERISE''
Mjekimi behet ne varesi te semundjes ,ne varesi te diagnozes dhe simptomave.Mjekimet jane te veçanta per çdo lloj semundjeje,keshtu qe per semundjet infektive jane kryesisht antibiotiket ,per semundjet virale jane sintomatiket dhe antialergjiket ,kur kemi semundje alergjike.Per çdo semundje mjekimi pershtatet sipas moshes dhe gjinise.

''PARANDALIMI I SEMUNDJEVE TE MUSHKERISE''
Nuk duhet pire duhan,ulja e nivelit te ndotjes ne ambient,nje ngrenie e shendetshme dhe aktiviteti fizik.

#2 ANTONIKAJ

ANTONIKAJ

    Anetare VIP

  • Administrators
  • 509 posts
  • LocationTirana

Posted 27 November 2008 - 02:37 PM

pa dashur te hy ne ato ato cfare ka shkruajtur parafolsia un po ju publikoj kete video qe tregon se kush armiku me i madh i mushkerive ,por jo vetem....
hf5xGr1o

#3 Kristjana

Kristjana

    NULL

  • Members
  • PipPipPip
  • 69 posts

Posted 27 November 2008 - 07:38 PM

Cfare konicidence sepse pikerisht sot kam ligjeru kete teme dhe tani e gjeta ketu.E pasi tere diten kam fol tash po filloj te shkruaj,por po i bie shkurt.
Procesi i shkembimit te gazrave (marrja e O2 dhe lirimi i CO2)ndermjet organizmit dhe ambientit qe na rrethon quhet frymemarrje.Fazat e frymemarrjes jane:frymemarrja mushkerore(ku ajri nga ambienti i jashtem hyn ne mushkeri) dhe frymemarrja qelizore (ku O2 nga mushkerite bartet permes qelizave te gjakut perkatesisht eritrociteve dhe furnizon gjitha indet e trupit me O2 dhe merr CO2 nga organet dhe e dergon ne mushkeri e qe me frymenxjerrje lirohet nga organizmi.Gjat ketij procesi metabolik qe kryen qeliza lirohet energji e cila shendrrohet ne nxehtesi e shprehet si nxehtesi trupore ku vlera normale perorganizmin e njeriut eshte 36-37*C).

RRUGET E FRYMEMARRJES

Rruget e frymemarrjes jane:zgavra e hundes(roli i se ciles ne procesin e frymemarrjes eshte te pastroj ajrin me ane te qimeve qe ndodhen ne hunde,te ngrohe ajrin dhe te lage ajrin qe te pregatitet per te kaluar ne mushkeri),faringu,laringu(organ ku prodhohet zeri),trakeja e cila degezohet ne bronke pastaj bronkiole dhe perfundojn ne rrjeten e alveoleve muret e te cilave jan te pasura me rrjeten e kapilareve ku behet shkembimi i gazrave ne mushkeri.Mushkerite e njeriut permbajne 300-400 milion alveole me siperfaqe te pergjithshme 100 m2.
Si rruge ndihmese e frymemarrjes eshte edhe goja.Ne levizjet e frymemarrjes marrin pjese edhe muskuli i diafragmes,muskujt nderbrinjore,muskujt e kafazit te kraherorit dhe te murit te barkut
Mushkerite jane organe te buta me ndertim shpuzor-elastik dhe ngjyre te kuqrremte.Jane te vendosura ne zgavren e kraherorit.Krahu i djatht i mushkerive eshte i ndare ne tri thela kurse i majti ne dy.Jane te mbeshtejllura me pleure e cila perbehet prej dy fletave ku njera eshte e mbeshtetur per diafragme kurse tjetra per mushkeri ,e keto te dyja ne mes jane te mbushura me leng.Ne mushkeri nuk ndjejm dhembje per arsye se nuk kane qeliza nervore.

KUJDESI PER FRYMEMARRJEN

Njeriu pa ajer mund te jetoj 5 min.Me rritjen e perqendrimit te CO2 ne ajer ne 5% ateher shakaktohet veshtirsi ne frymemarrje dhe fillon helmimi i organizmit,e nese sasia e CO2 rritet deri ne 12% ateher shkaktohet vdekja e organizmit.Sasia normale e CO2 ne ajer eshte 0.03%.
Me i rrezikshem per organet e frymemarrjes eshte monoksidi i karboniti cili lirohet gjate djegjeve te materieve organike ne industri por meqe eshte me i lehte se O2 ngritet larte.Ky gaz krijohet ne miniera,shkrihetore dhe kur nuk funksionojn gypat e ventilacionit paraqet rrezik per punetoret.Ne raste te renda te helmimit me kete gaz duhet te nderrohet i tere gjaku.
Per shndet te mire dhe zhvillim te drejte te organeve te frymemarrjes ndikojne lojrat sportive dhe ushtrimet trupore.Ne keto raste zhvillohet mire kafazi i kraherorit dhe mundesohet levizje normale e frymemarrjes duke mundesuar keshtu frymemarrje te thelle.

FRYMEMARRJA ARTIFICIALE

Si metode me e sukseshme qe perdoret per ta shpetuar te mbyturin eshte frymemarrja goje me goje.Se pari dueht te konstatojme qe rruget be frymemarrjes te jene te kalueshme dhe gjuha te jete ne pozite qe te mos pengoj.Nofulla e poshtme ngritet larte dhe koka shtrihet pas.Personi qe jep frymemarrje artificiale qendron ne gjunje,me ane te gishtit te madh dhe atij tregues te dores se djathte ia terheqim nofullen e poshtme kurse me gishterinjet e dores se majte ia mbyllim zgavrat e hundes dhe fryn ne goje 16-20 here ne minute,cdo te pesten fryrje behet shtypja e gjoksit me ane te dy pellembeve ne regjionin e zemres.

SEMUNDJET E RRUGEVE TE FRYMEMARRJES

Semundjet e rrugeve te frymemarrjes jane:kanceri,tuberkuloza,difteria dhe skarlatina,te ftohurit,bronkiti,kallja e mushkerive,angjina dhe asma.

GJITHE TE MIRAT E SHUM SHENDET PER TE GJITHE queen.gif



MË THUAJ ME KE RRI ,UNË TË TREGOJ KUSH JE.




0 user(s) are reading this topic

0 members, 0 guests, 0 anonymous users